I ftuar në emision Bilardo në MCN TV avokati Joprdan Dcai ka komentuar edhe lidhur me reformën në drejtësi, kapacitete njerëzore dhe a i kemi njerëzit e kualifikuar sa duhet.
Ai tha se kemi njerëz të rinj, magjistratë që ju mungon përvoja po gjithsesi nuk ju mungon dija. Sipas tij, reforma në drejtësinë ishte e nevojshme dhe pse kishte vend për më shumë skenarë pozitivë pasi kjo reformë e kishte humbur aftësinë e rigjenerimit dhe rikorigjimit të vetvetes.
Kemi njerëz të rinj, janë magjistratë që ju mungon përvoja po gjithsesi nuk ju mungon dija. Normalisht që reforma ishte e domosdoshme sepse sistemet e drejtësisë kanë aftësinë e rigjenerimit dhe rikorigjimit të vetvetes normalisht kur ata funksionojnë mirë, sistemi jonë për shkak të problemeve të shumta që pati e humbi këtë aftësi dhe nuk mund të rregullohej dot më vetë dhe donte një ndërhyrje të fortë, padyshim që mund të kishim skenarë dhe më të mirë dhe pozitivë, mendoj se kishin alternativa të shumta, dhe një gjë që u bë gabim ishte që vertingu filloi nga lart poshtë kur duhet të ishte e anasjelltas sepse kjo nuk do të na linte pa gjykatë të lartë dhe kushtetuese për disa vite, sepse mendoj që më mirë një gjykatë kushtetuese e plotë jo e mirë se sa pa gjykatë fare, apo gjykatë të lartë që po e quajmë jo të mirë po jo mos të kesh fare.
Dhe pjesa e burimeve me të drejtë e kam thënë se kapacitetet e shkollës së magjistraturës nuk i mjaftojnë sistemit tonë. Që të kemi zgjidhje, e vetmja alternativë është që të plotësohet sistemi gjyqësor për kohë të përkohshme me njerëz që vijnë nga profesione të lira por që kanë përvojën e duhur dhe ti nënshtrohen pse jo dhe konkursit.
Gjëja që skam arritur të kuptoj është fakti pse i tremben konkursit. Të gjithë e kalojnë provimin e jurisprudencës dhe në fund kush është më i mirë merr postin. S’ka askush pse ti trembet. Këto tregues mendoj se duhet të ishin parë, mendoj se vendi sot s’ka alternativë, ose do bëmë si struci sikur si kemi parë, ose duke vendosur madhësia e çështjes dhe të lehtësojmë sistemin.



