Irani paralajmëron Izraelin: Ndaloni luftën në Gaza ose Lindja e Mesme do të dalë jashtë kontrollit

Irani paralajmëron Izraelin: Ndaloni luftën në Gaza ose Lindja e Mesme do të dalë jashtë kontrollit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, ka paralajmëruar Izraelin se Lindja e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit nëse nuk ndalon sulmet në Gaza.

Ai tha se SHBA-ja ishte gjithashtu fajtore për ofrimin e mbështetjes ushtarake për Izraelin.

Disa orë më vonë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi trupat që njerëzit e tij ishin në një betejë për jetën e tyre dhe tha se lufta kundër Hamasit ishte “bëje ose vdis”.

Irani mbështet Hamasin, i cili sulmoi Izraelin dy javë më parë duke vrarë 1400 persona, dhe Hezbollahun e Libanit.

Më shumë se 4600 palestinezë janë vrarë në dy javët e fundit në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, teksa Izraeli njoftoi të shtunën se po intensifikonte sulmet ajrore.

“Unë paralajmëroj SHBA-në dhe përfaqësuesin e saj Izraelin se nëse nuk ndalojnë menjëherë krimin kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Gaza, çdo gjë është e mundur në çdo moment dhe rajoni do të dalë jashtë kontrollit”, tha ministri iranian në një konferencë shtypi në Teheran.

Ai shtoi se rezultatet mund të jenë “të rënda, të hidhura” dhe “të kenë pasoja të gjera”, si në rajon ashtu edhe për ata që mbrojnë luftën.

Ministri i Jashtëm shtoi se mbështetja ushtarake e SHBA-së për Izraelin ishte dëshmi se konflikti i vazhdueshëm në Gaza ishte “një luftë ndërmjetëse e kryer nga Izraeli në emër të Shteteve të Bashkuara”.

Zyrtarët e lartë amerikanë po paralajmërojnë gjithashtu se konflikti mund të përhapet.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin paralajmëroi për mundësinë e “përshkallëzimit të konsiderueshëm të sulmeve” ndaj trupave ose qytetarëve amerikanë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përmendi gjithashtu një “gjasë përshkallëzimi” nga përfaqësuesit iranianë, si Hezbollahu ose Hamasi, dhe tha se SHBA po merrte çdo masa për t’u siguruar që mund të mbrojnë izraelitët dhe qytetarët amerikanë.

Disa baza irakiane të përdorura nga trupat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA janë shënjestruar në sulmet me dron dhe raketa ditët e fundit.

Të dielën, Netanyahu bëri një vizitë te trupat në Izraelin verior pranë kufirit me Libanin, ku ka pasur shkëmbime zjarri me Hezbollahun që në ditët e para të konfliktit.

Hezbollahu do të bëjë gabimin më të madh të jetës. Dhe ne do t’i godasim me një forcë të paimagjinueshme. Kjo do të thotë shkatërrim për ta dhe shtetin e Libanit.

Nga ana e tij, Hezbollahu ka deklaruar se është “plotësisht i gatshëm për të luftuar kundër Izraelit”.

Të paktën 27 persona janë raportuar të vrarë në Libanin jugor gjatë shkëmbimeve të zjarrit mes Izraelit dhe Hamasit. Të paktën pesë ushtarë izraelitë dhe një civil janë vrarë në Izrael, sipas raporteve të ushtrisë izraelite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy