Mediat lokale informojnë se policia zvicerane e kantonit të Glaronas ka ekzekutuar sot një mega operacion që ka çuar në shkatërrimin e një bande shqiptare në trafikun e drogës.
Banda përbëhej nga 10 shqiptarë të moshës prej 19 deri në 51 vjeç e një 55 vjeçarë zviceran. 7 prej tyre janë arrestuar e 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ky mega operacion, hetimet e të cilit kanë nisur në vitin 2016 ka çuar në sekuestrimin e 7 kg heroinë e 11 kg kokainë me vlerë tregu rreth 1 milionë franga zvicerane.
Gjatë operacionit janë sekuetruar dhe 19 mijë franga e rreth 1.7 kg substanca të përdorura për përgatitjen e drogës.
Shqiptarët gjëndeshin në Zvicër si turistë e si tregtarë automjetesh. Ndaj 3 prej tyre është lëshuar urdhëri i riatdhesimit drejt Shqipërisë, ndërsa 4 të tjerë ende të pa arrestuar janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.



