
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është mbledhur sërish sot për të marrë vendimin nëse do të ketë rinumërim votash ose jo në qarkun e Beratit, vetëm pasi mori vendimin që të hapen 24 kuti me materialet zgjedhore.
KAS ka vendosur të hapen kutitë me materialet zgjedhore. Për hapjen e 24 kutive janë ngritur 6 grupe numërimi.
Në seancën e fundit, KAS pranoi kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila kërkoi rinumërim me argumentin se janë konstatuar shkelje, duke pretenduar se ka më shumë fletë votimi se votues dhe se në disa prej tyre mungon dhe regjistri.
Sot do të merren materialet zgjedhore: procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve, regjistri i identifikimit biometrik të zgjedhësve. Dhe pas inspektimit të tyre do të vendoset nëse ka nevojë për rinumërim votash.



