Ish-deputeti Myslim Murrizi deklaron se në Kuvend i vetmi institucion që votohet hapur dhe me emër, është zgjedhja e kreut të SPAK dhe se për të gjithë anëtarët e tjerë të institucioneve të drejtësisë votimi bëhet i mbyllur.
Ai shtoi se duke ditur hipokrizinë për shkak se intimidohen dhe kanë interesa apo janë pragmatistë të vegjël, katër anëtarë të KLP të zgjedhur nga shoqëria civile votuan për kandidatin që donte Edi Rama, Edvin Kondilin, ndërsa pjesa e prokurorëve votuan për kandidatin Altin Dumani, të preferuarin e ambasadës amerikane.
Nga studio e MCN Live, ai tha se publikisht pa lajmëruar takimet e ambasadores Yuri Kim me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
I kam thënë publikisht se as ju nuk duhet të mbani anë sa kohë që nga ana formale, kandidatët kanë kaluar vetingun, janë të certifikuar dhe nga ju se kanë kaluar vetingun, që të tre janë të barabartë, janë më të mirë se ky që ishte se nuk janë hetues të komunizmit.
Janë të tre që nuk kanë mbi vete zullumet e regjimit bastard komunist. Çfarë sikleti kishte ambasada dhe qeveria që mes tyre njëri donte njërin dhe tjetri, tjetrin?
I thashë ambasadës çfarë di për dy të tjerët që nuk ta mbushin mendjen për këtë punë. Nëse di diçka më shumë merr një nismë ligjore se kanë 3 vjet në atë strukturë, le të kalojnë prokurorë të thjeshtë.
Nëse ambasada pëlqeu Dumanin, duhet të thoshte se çfarë ka për Kondilin dhe Xholin. Le të thoshte që ky për 3 vjet nuk ka çuar dosje në gjykatë dhe nuk ka fituar asnjë, këta provuan dështimin se nuk është aq e drejtë dhe aq sa është shitur.
A do kenë këllqe të hetojnë çështjet për të cilat shqiptarët presin nga drejtësia? Besoj se do ndryshoj diçka. Nuk di pse ishte kaq i pëlqyer Dumani nga amerikanët, çfarë kanë pëlqyer ata.
Nuk di nëse ka premtuar se do firmosë qorrazi, se do e nxjerrë fiasko gjykata e shkallës së dytë dhe Gjykata e Lartë.
Ti nuk mund të bëhesh në një farë mënyre vrasës me pagesë për qëllime të caktuara, qoftë dhe nga përfaqësi diplomatike të huaja nëse nuk ke fakte.
Ai shtoi se Dumani dhe Xholi u dakordësuan në një pikë se po të kenë fakte, nuk duan të dimë kush është emri që po hetojnë.
Thanë në një farë mënyre se ne nuk bëhemi pushkë e ngrehur për dorën e askujt.
Dumani e ka kaluar pa asnjë cen vetingun, besoj që do të ketë impakt të ri, se ka një rëndësi të jashtëzakonshme shefi i SPAK se është i vetmi institucion në drejtësi ku dosjet nuk hidhen me short, por ndahen me dorë.
Shpresoj që Dumani nga kurajo dhe formimi, duhet të marrë disa dosje të nxehta vetë në dorë.



