
Operacioni “Kthetrat e shpatës”, i nisur dje nga ushtria turke kundër forcave kurde në Siri dhe Irak, nuk do të kufizohet vetëm në sulmet ajrore.
Është kjo deklarata e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, cituar nga agjencia Anadolu, duke sinjalizuar se mund të përdoren edhe trupa tokësore.
Erdogan tha se nuk zhvilloi bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Rusinë përpara se të urdhëronte fillimin e operacionit ushtarak.
Uashingtoni dhe Moska e dinë se Turqia mund të kryejë operacione ushtarake të këtij lloji kundër forcave kurde në çdo kohë.
SHBA për fat të keq kanë dërguar mijëra armë, pajisje dhe municione në zonat terroriste në Siri.
Gjatë ditës së parë të operacioneve ushtarake, 45 objektiva u shkatërruan në Kurdistanin irakian, rreth 140 km në jug të kufirit turk dhe 44 në veri të Sirisë, 20 km nga kufiri turk, tha Erdogan, duke shtuar se kushdo që shqetëson territorin turk do të paguajë një çmim i rëndë për këto veprime.



