Druni: Sekuestrohen 11 armë dhe 25 kg kanabis, në pranga dy poseduesit në Shkodër (VIDEO)

Druni: Sekuestrohen 11 armë dhe 25 kg kanabis, në pranga dy poseduesit në Shkodër (VIDEO)

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës në fshatin Ura e Shtrenjtë, pas kontrolleve të ushtruara në një banesë, ku u gjetën dhe u sekuestruan 11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarakë, 7 krehra armësh zjarri automatik, 6 krehra armësh pushkë, 35 metra fitil detonator, 25.2 kg kanabis dhe 2 palë targa të huaja.

Korrespondentja Bendis Druni bën të ditur për “MCN Live” se operacioni u realizua pas hetimeve intensive, ndërsa dy personat që janë arrestuar dyshohet se janë posedues të sendeve dhe materialeve të sekuestruara.

Strukturat e DVP Shkodër kanë finalizuar operacionin e koduar “Ndërmollasi 2”, në fshatin Ura e Shtrenjtë, ku janë sekuestruar arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak; rreth 25.2 kg Cannabis Sativa dhe 2 palë targa të huaja. 

Banesa i përket 29-vjeçarit R. M., i cili u arrestua më 14 shtator 2025. Në pranga kanë rënë gjithashtu Sami Meaj dhe Selim Myrtja, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi nga hetimet e para dyshohet se ata janë posedues të sendeve dhe materialeve të sekuestruara dhe gjithashtu bashkëpunëtorë të R. M.

Më këtë rast janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator;

-25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa; 

-2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjermanisë, tjetra e shtetit të Austrisë. 

Policia ka publikuar edhe pamjet e operacionit të filmuara me dron. Nga video shihet momenti kur forcat e rendit mësynë në banesë, duke zbuluar vendet ku ishin të fshehura armët dhe kanabisi.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy