
Bubulina Lajçi, 34-vjeçare, vajza e aktorit Çun Lajçi, u gjet e vdekur dje në banesën e saj në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por me iniciale dhe kanë bërë të ditur se vdekja është e cilësuar si e dyshimtë, kurse trupi tashmë është dërguar për autopsi.
Vetë aktori përmes Facebook-ut ka shkruar sot një status për humbjen e vajzës.
Ikja e Bubës
Kjo asht dita jote Bubë,
e ikjes,
dhe s’dua të ta prish
Ik,
E imja
le të mbetet ajo e Majit
Rrugëtime pate të bollshme
por jo t’përjetshme
si sot.
Nejse
kjo asht dita jote s’po ta prishi
merr me vete gjithçka,
sot të gjitha po t’i fali !



