"I ngriti bust Mitsotakis", Shkullaku: Vizita e Ramës në Athinë takim partiak, pa qëllim dhe motiv

"I ngriti bust Mitsotakis", Shkullaku: Vizita e Ramës në Athinë takim partiak, pa qëllim dhe motiv

Analisti Armand Shkullaku i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV  ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Athinë ku u shpreh se ishte një miting pasi si vizitë nuk kishte asnjë qëllim apo motiv.

Ai tha se nuk ishte asgjë më shumë se një takim partiak, ndërsa duke iu kthyer fjalës së Ramës, ai tha se kryeministri u kujdes të ishte i kujdesëm dhe patriot, por ajo që nuk u duk aspak mirë ishte fakti që arritjet e shqiptarëve atje u përpoq ti paraqesë si revanshe.

Është ngjarje që ndodh për herë të parë, ajo që unë nuk kam kuptuar akoma është pyetja pse vajti Rama në Athinë, cili ishte qëllimi i vizitës? Se na bëri të ndjehemi krenar i tha ca të vërteta Athinës, por çështja është se kur bëhet një vizitë ka një qëllim të caktuar dhe unë se di se për çfarë i duhej mitingu i Athinës Ramës në veçanti. Unë di që Rama vajti atje si kryetari i PS dhe madje u tha se u ndanë tesera për PS dhe ata që folën atje ishin anëtarë të saj dhe për mua ishte takim partiak. Rama bëri mirë që shkoi siç vijnë politikanë grekë dhe bëjnë mitingje në Shqipëri, por për mua i mungonte motivi.

Po i kthehem fjalës së Ramës, problemi i tij ishte se në atë fjalë u mundua të jetë i kujdesëm dhe patriot, por ka një gjë që nuk shkon. Rama flet për një periudhë që unë e quaj të turpshme që është operacioni fshesa dhe Rama e krahasoi atë me dëbimin e çamëve, por pyetja është se kush ishte autori dhe ekzekutori i operacionit fshesa dhe ju e dini që ishte Mitsotakis.

Tani Mitsotakis ku e ka bustin sot dhe kush ja inauguroi, ishte Rama. Pra ky i fshesës zezë kur i duhet Ramës i bëjmë bust në Shqipëri. Problemi numër dy që pash ishte arritjet e shqiptarëve që u detyruan për shkak të gjendjes së vështirë por që e gjetën mundësinë në një tokë tjetër dhe sot vazhdojnë ikin nga Shqipëria dhe pse kryeministri ka gjithë këtë dashuri për ta, ajo që nuk më pëlqeu në fjalim ishte se Rama dhe arritjet e shqiptarëve atje u përpoq ti paraqiste si revanshe.

Pra ju tani keni orën tuaj të revanshit, orën tuaj të hakmarrjes dhe harroi të përmendte se grekët vetë kanë hapur shtëpitë e tyre për 1 mln shqiptarët që u dyndën atje në atë. Mendoj se për atë popull duhet një falënderim. U mundua që dhe ndërrimin e emrit ti paraqesë si një revansh të shqiptarëve ndaj grekëve.

Unë prisja një qëndrim më të ekuilibruar, por ajo fryma e revanshit që mund ta ketë dhe nga euforia e dhe ulja në gjunjë më duket si një skenar. Rama të rregullojë standardet këtu. Mua nuk plas fare nëse Rama thotë atje të hiqet ligji i luftës me zë të lartë për aq kohë sa rezultati është zero.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy