
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Alitin Dumani tha në Komisionin e Ligjeve, teksa po raporton për punën e SPAK gjatë vitit 2023 se bankat dhe bizneset shqiptare janë përdorur si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare për pastrimin e parave.
Një nga skemat më komplekse në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare si mafia italiane.
Në një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses përfaqësuesve të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhura kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të transferoheshin po me ndihmën e biznesit shqiptar jashtë vendit.



