
Komiteti Politik në Paris miratoi ditën e sotme, propozimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Pas votimit të sotëm i cili është hapi i parë për anëtarësim në KiE, më tej vijohet në Asamblenë Parlamentare dhe nëse merret miratimi aty, vendimi i fundit i takon Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e cilëson si hap pozitiv.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës.



