
Në fjalën e saj në natën e parë të konventës së parë virtuale në historinë e Partisë Demokratike, Mishel Obama mbajti një fjalim të fortë kundër presidencës se Donald Trump.
“Më lejoni të jem e sinqertë. Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë. Jetojmë në një vend thellësisht të përçarë dhe unë jam një grua me ngjyrë që flas në konventën demokrate. Por shumë prej jush më njohin dhe e dinë se them atë që ndjej. E dini se e urrej politikën, por dua vendin tim. E dini se sa shumë shqetësohem për fëmijët tanë. Nëse mendoni se gjërat nuk mund të shkojnë me keq se kaq, gaboheni… Duhet t’i japim fund kaosit, të votojmë për Joe Biden sikur jeta jonë të varej nga kjo”, tha Michelle Obama gjatë fjalimit të saj.
Gjithashtu dezertues të partisë republikane të Trump, nuk i kursyen kritikat kundër tij në konferencën virtuale të Partisë Demokratike.
Zgjedhjet do të mbahen në 3 nëntor. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, demokratët hoqën dorë nga planet e një feste ekstravagante të mbipopulluar me mbështetës në Miluaki dhe Uiskonsin. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse fjalimet e regjistruara e të shfaqura virtualisht, do të gjenerojnë të njëjtin nivel entuziazmi si grumbullimet e para pandemisë.
Nata e parë e konventës, që zgjati dy orë u mbajt nën sloganin “Ne populli”, u drejtua nga aktorja e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, Eva Longoria.



