Gjyqi në Hagë/ Avdiu: Proces i montuar politik për të njollosur luftën e UÇK-së, prova të sajuara në bashkëpunim me Serbinë

Gjyqi në Hagë/ Avdiu: Proces i montuar politik për të njollosur luftën e UÇK-së, prova të sajuara në bashkëpunim me Serbinë

Sot në Hagë filloi edhe procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, të katërt ish-udhëheqës të lartë të UÇK-së, nën dyshime për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Lidhur me fillimgjykimin e sotëm, Ramadan Avdiu, veprimtar i çështjes kombëtare, ish konsull i Kosovës në Zvicër, shprehu indinjatën e këtij procesi, teksa tha se kjo ditë do të ngelen në memorien e shqiptarëve si ndër dittë më të rënda në historinë e vendit.

Sipas tij, ky është një proces absurd i montuar politikisht me dorën dhe ndihëm e Serbisë.

Sot është një ditë ndër më të këqijat që do të mbetet gjatë në kujtesën e popullit shqiptar në Kosovë dhe gjithandej, për arsye ka filluar një proces rreth një gjykimi të padrejtë për drejtuesit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Është një absurditet juridik gjyqësor, dhe natyrisht që të gjithë janë të prekur dhe të indinjuar me këtë proces dhe ata të lirohen dhe të kthen në shoqëri sepse është një proces vërtetë i padrejtë,

Tendenca është që të njolloset lufta e drejtë e UÇK-së, dhe për mendimin e shumë shqiptarëve veçanërisht ata që jetën e kanë të përkushtuar në luftën për liri, kemi të bëjmë me një tendencë të pastër për të gjykuar luftën e drejtë të UCK-së. Kemi të bëjmë me një instrument politik, jo instrument të drejtësisë.

Është kryekëput proces politik, provat janë të sajuara nga tani prokurorët e kësaj gjykate në bashkëpunim me hetuesit dhe shërbimet sekrete të Serbisë, dhe i gjithë ai material që do të transmetohet gjatë këtij procesi si argument, janë të sajuara të konstruktuara nga dëshmitarët të paguar me qëllim që të denigrohet lufta e drejtë e UÇK-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy