Ishulli i Karaibeve ofron viza 1-vjeçare për ata që punojnë në distancë

Ishulli i Karaibeve ofron viza 1-vjeçare për ata që punojnë në distancë

Nëse është një mendim që mund të na bashkojë është: pushimet! Si mendoni sikur të punonit nën diellin e plazheve të Karaibeve? Ishulli i Montserrat u ofron njerëzve mundësinë për të ardhur në Karaibe me një vizë të re 12-mujore.

Puna është ideale për ata që e kryejnë punën edhe nga distanca dhe mund të jenë në gjendje të punojnë virtualisht nga kudo.

Viza e Montserrat vjen pasi disa ishuj të tjerë të Karaibeve nisën të ofronin diçka të ngjashme për të rritur turizmin dhe ekonominë. Antigua dhe Barbuda, dhe Anguilla janë disa nga destinacionet e tjera tropikale që lejojnë qëndrimet e tejzgjatura.

Autoritetet e turizmit të ishullit thonë se viza do t'u japë profesionistëve dhe sipërmarrësve mundësinë të përjetojnë një ekuilibër unik të punës-jetës-pushimeve në një nga destinacionet më të spikatura të Karaibeve.

Burimi: The Mirror

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy