Barcelona, një tjetër brazilian për të zëvendësuar Neymar

Barcelona, një tjetër brazilian për të zëvendësuar Neymar

Neymar duket i bindur për t'i dhënë lamtumirën Barcelonës dhe katalanasit janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësin e tij.

Bëhet fjalë për një tjetër brazilian, atë të Liverpoolit, Philippe Coutinho, i cili shikohet si ideali për t'iu bashkuar Messit dhe Suarezit në vijën e sulmit.

Mediat raportojnë se drejtuesit e Barcelonës i kanë prezantuar Liverpoolit një ofertë zyrtare prej 80 milionë eurosh, për kartonin e Coutinhos, dnërsa ende nuk ka një përgjigje nga anglezët.

Nëse nuk arrijnë të transferojnë Coutinhon, katalanasit do të hidhen në sulm për yllin e Juventusit, Paulo Dybala, i cili gjithsesi është më i përshtatshëm në qendër, sesa në krah, ndaj objektivi primar është braziliani i Liverpool-it.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy