Bojkoti i zgjedhjeve në Veri, Muça: Për asociacionin. Zonja: Serbët, mashë që po përdoren nga Beogradi

Bojkoti i zgjedhjeve në Veri, Muça: Për asociacionin. Zonja: Serbët, mashë që po përdoren nga Beogradi

Gazetari Flogert Muça bojkotimin e zgjedhjeve në Veriun e Kosovës nga serbët e komenton me fjalët se është bërë një referendum nëse duhet të ikin ose jo kryetarët e komunave.

Në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, Muça deklaroi se Aleksandr Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve që ta bojkotojnë.

Ndërkombëtarët nuk janë në krahun e Vuçiç, por edhe me deklaratat e Kurtit ka disa probleme.

Albin Kurti ka thënë më herët se në Veri nuk kemi çfarë bëjmë se ndikimi i Beogradit është i madh dhe nuk kemi çfarë bëjmë.

Tani vonë thotë se ne e kemi shtrirë sovranitetin deri atje dhe i çliruam nga Beogradi.

Si ka mundësi që këta serbët që ti i çlirove iu bindën Vuçiç? Duhet përpara të gjithave të bëhet nga ana e Kosovës asociacioni.

Ndërsa gazetari Sebastian Zonja, tha se çuarja e policisë në Veri të Kosovës, nuk ishte domosdoshmërisht çlirimi i serbëve.

Është thënë që në krye të herës si nga Hashim Thaçi dhe Albin Kurti, bandat kontrollojnë Veriun.

Po ti takosh serbët në Veri, kishin frikë të flisnin se i hiqnin nga pina, u shkonte banditi te shtëpia.

Çelësi i bojkotit është asociacioni. Serbët janë një mashë që po përdoren nga Beogradi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy