Kriminaliteti te të miturit, Koleci: Shkak rrjetet sociale, përgjegjëse jo vetëm familja

Kriminaliteti te të miturit, Koleci: Shkak rrjetet sociale, përgjegjëse jo vetëm familja

Avokatja Jona Koleci në një intervistë për gazetarin Arsen Rusta në emisionin “Fact Check”, teksa foli për vrasjet e kryera nga të miturit tha se këta të fundit po ndikohen nga modelet e gabuara që ndjekin në media dhe rrjetet sociale.

Sipas saj të rinjtë kanë humbur interesin për pasionet e tyre pasi ndjekin modele të personave që promovojnë kriminalitet.

“Nuk shkojnë modelet që provomohen dhe arsyet janë mediat dhe rrjetet sociale. Për shkak të tyre të miturit kanë humbur dëshirën për t’iu përkushtuar pasioneve dhe hobeve. Duke parë modele suksesi të të miturve në botë ata kanë humbur interesin për shumë gjëra. Ata kryesisht në rrjetet sociale ndjekin modelet e gabuara dhe këtu nuk ka faj vetëm familja, por edhe komuniteti që jetojmë. Në ditët e sotme këtyre personave problematikë që kanë një zë negativ në rrjetet sociale, por edhe nëpër media u është dhënë një hapësirë televizive dhe jo vetëm. Këta promovojnë veprimet kriminale, por edhe çdo krim tjetër që mund të kryejnë.”  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy