
Nëntë persona janë arrestuar dhe dhjetëra të tjerë jana proceduar pebalisht për përplasjet e djeshme në KZAZ-të e Burrelit. Procesi i grumbullimit të materialeve zgjedhore u shoqërua me përplasje mes forcave të rendit dhe protestuesve, pasi këta të fundit kërkonin lirimin e ambienteve të KZAZ, duke njohur dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.
Situata të tensionuara që e detyruan policinë të përdorte gazin lotsjellës u regjistruan në KZAZ Nr. 16, (Pallati i Sportit “Ferit Hysa”), Bashkia Mat, dhe KZAZ nr 17, (Bibloteka e qytetit), Bashkia Klos.
Policia ka arrestuar:
E.D, 21 vjeç, banues në Burrel
Xh.Gj, 55 vjeç, banues në Burrel
M.D, 53 vjeç, banues në Burrel (Polic i Bashkisë Burrel).
E.T, 49 vjeç, banues në Klos
I.Ç, 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)
M.Gj, 62 vjeç, banues në Klos
M.L, 38 vjeç, banues në Klos( Përgjegjës i zyrës së ndihmës eknomike në Klos)
R.D, 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirmbajtjen e rrugës, Klos).
H.K, 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britani e Madhe.
Ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas:
N.D, B.Ç, D.V, S.K, B.C, Sh.XH, A.B, R.K, Sh.D, J.F, K.P, E.P.
Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.



