Vetingu për Donika Prelën “ngrin” deri në shtator. Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda ka paraqitur në KPA një raport dyjavor, në të cilin shprehet se për arsye shëndetësore nuk mund të paraqitet në seancën e radhës. Në këtë mënyrë, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës më 3 shtator ora 15:00.
Prela e ka kaluar shkallën e parë të vetingut, por Komisionieri Publik ka kërkuar shkarkimi, pavarësisht kësaj.
Donika Prela u konfirmua në detyrë më 5 shkurt 2019 nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.
Vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kritikoi justifikimin që trupa gjyqësore u bëri të ardhurave të pataksuara të bashkëshortit të Prelës.



