Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me deklarata dhe qëndrimet më të fundit nga ana e krerëve të Serbisë.
Ministri Bushati thotë se kjo retorikë nuk çon askund dhe se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë vetëm përmes dialogut.
“2017 zbriti me këmbën e gabuar për Europën Juglindore. Fantazitë e egra të liderëve luftënxitës të Serbisë irrituan njësoj Europën, shqiptarët dhe serbët. Në përvjetorin e masakrës nga ana e Serbisë në Reçak, Kosovë, kjo mbrojtje e agresionit është e papërgjegjshme dhe e turpshme”, u shpreh ai.
Tonet e larta, thekson ai, të pajustifikuara, duhet të ulen e të qetësohen dhe arsyeja duhet të mbizotërojë. Kërcënimet dhe retorika nxitëse e liderëve të Serbisë nuk çojnë askund.



