Meta dekreton datën e zgjedhjeve lokale (VIDEO)

Meta dekreton datën e zgjedhjeve lokale (VIDEO)

E diela e 30 qershorit 2019 do të jetë dita kur do të mbahen zgjedhjet vendore. Presidenti Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve lokale, pak ditë pasi krerët e tre partive kryesore zhvilluan takime konsultative në Presidencë.

D E K R E T

PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE

PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10928

Tiranë, më 05.11.2018

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy