Ekskluzive/ Për ta grabitur, fotot e dy të rinjve që dhunuan për vdekje të moshuarin në Mallakastër (VIDEO)

Ekskluzive/ Për ta grabitur, fotot e dy të rinjve që dhunuan për vdekje të moshuarin në Mallakastër (VIDEO)

Personat që shikoni në fotografi janë Ervis Halimi, 22 vjeç, banues në Fier dhe Musa Gudo, 28 vjeç, banues në Portëz, Fier, të dyshuarit për grabitjen me pasojë vdekjen e një personi në Klos të Mallakastrës.

MCN Tv, ka siguruar fotografitë e dy autorëve të dyshuar, të arrestuar nga policia e Fierit, për dhunën me pasojë vdekjen e 89-vjeçarit Çaush Shehaj, në fshatin Klos të Mallakastrës.

Në videon më poshtë gjeni edhe pamjet e largimit pas grabitjes të dy të dyshuarve, aktualisht në prangat e policisë.

Krahas tyre, për të njëjtën ngjarje u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Ç., 16 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë.

Përveç viktimës të dyshuarit dhunuan edhe bashkëshorten e tij, por pa rrezik për jetën.

Të afërmit e viktimës deklarojnë se kjo është hera e dytë që çifti i të moshuarve bien pre e grabitjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy