Non grata në SHBA, a do të jetë tani radha e Metës?

Non grata në SHBA, a do të jetë tani radha e Metës?

Pas vendimit të DASH që shpalli non grata ish- kryeministrin Sali Berisha është ngritur pyetja nëse do të ketë sërish vendime të këtij lloji.

Nëse do të jetë radha e presidentit Ilir Meta, gazetari Arian Çani tha po duke shtuar se  kur amerikanët duan të heqin qafe dikë ata presin të mos jetë më në pushtet.

“Unë besoj që po. Një gjë po kuptohet që kur amerikanët duan të heqin qafe dikë ata presin të mos jetë më në pushtet. Do ta shpallin tani apo pasi të mbarojë mandatin... Pse nuk e shpallën Berishën non grata para 25 prillit? Nëse do kishte fituar PD unë mendoj se Berisha nuk do ishte shpallur non grata. Berisha e di kush e ka bërë. Ky vendim tani është bërë publik, por është gatuar muaj përpara. Njeriu që është sot në pushtet ka lidhje shumë të forta me administratën amerikane, kjo nuk diskutohet”, tha Çani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy