Një çift i ri nga Kamza ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve të Tiranës pasi kishin kryer deri më tani një sërë vjedhjesh, kryesisht telefona celulare dhe sasi të ndryshme parash.
Fatjon Bushgjokaj 26 vjeç dhe e dashura e tij Rivena Lika, janë dy personat e identifikuar nga Policia e Tiranës me rolin kryesor në grupin e hajdutëve. Rivena, është shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa janë vënë në pranga i dashuri i saj së bashku me dy vëllezërit e tij më të vegjël, A. Bushgjokaj 17 vjeç dhe Ndue Bushgjokaj 24 vjeç
Sipas skemës së zbardhur nga hetimet e deritanishme të Policisë vajza nga Kamza, Rivena Lika ishte personi që fuste në “kurth” personat që do grabisnin.
Rivena Lika hiqej sikur kishte probleme me makinën dhe u kërkonte ndihmë qytetarëve duke u kërkuar telefonin. Më pas ajo thërriste grupin dhe ata grabisnin qytetarët duke i dhunuar.
Ndërkohë, nga një vëzhgim në profilin e Fatjon Bushgjokaj, shihet se ai ka qenë i dënuar edhe më parë, pasi ka postuar foto nga qelia e burgut në dhjetor të 2015-ës.
Policia ka sekustruar disa nga sendet e vjedhura ku disa prej tyre u gjetën të groposura në një shtëpi të braktisur në Kamëz.
Rastet e vjedhjeve të kryera nga grupi:
Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5”
Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhup lëkure
Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”
Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 4S” dhe 4 mijë Lekë të reja
Më datë 31.03.2017, pranë ish “Casa Italia”, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë Lekë të reja
Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 6 S plus”
Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja dhe xhupin
U sekuestruan:
– 7 telefona të markave të ndryshme si, iPhone, Doogee, Samsung, Nokia
– Dy xhupa Lekurë
– Një varëse floriri.
– Një automjet i tipit “Fiat”, i marrë me qira
– Katër kuleta të llojeve të ndryshme
Disa prej sendeve të cilat i përkasin shtetasve të dëmtuar, u gjetën të groposura në një shtëpi të braktisur në Kamëz. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal.



