
Avokati Kujtim Cakrani tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se krimi zgjedhor bëhet natën, dhe këtë mund tavërtetojë shumë mirë SPAK dhe BKH nëse del dhe bën kontrolle.
Cakrani thotë se nuk e di si mund ta kapë SPAK krimin zgjedhor kur nuk ka denjuar as të regjistrojë procedi penal për shkeljet që OSBE/ODIHR ka konstatuar në 2021 dhe 2023.
OSBE në zgjedhjet e 2021 dhe 2023 konstatoi shumë shkelje, deri në manipulime, i bëri të ditura OSBE/ODIHR dhe SPAK nuk mori masë, nuk denjoi të regjistronte procedim penal për pretendimet që kishte ngritur OSBE.
Krimi zgjedhor bëhet mes të natës. Nëse SPAK dhe BKH do të dalin nëpër Tiranë apo qytetet e Shqipërisë natën do të shohin sesi shtrohen rrugët, gropat, kanalet. Edhe kjo është vepër penale, është krim zgjedhor se ushtria e Bashkisë Tiranë dhe më radhë punojnë natën në fshehtësi se për të mos bërë tenderë i mbulojnë gropat.
Është krim zgjedhor që SPAK nuk ka denjuar ta hetoj
Nuk e di si mund ta kapë SPAK krimin zgjedhor, se është e pamundur ta kapësh patronazhistin duke e paguar qytetarët. Nuk e di si mund ta arrijë, do ia lëmë kohës, nuk kam asnjë besim.



