
Një zjarr masiv ka përfshirë dje në një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.
Siç bën të ditur për ‘MCN live’, korrespodenti nga Lezha, Juli Simoni, si pasojë e zjarrit, veç djegies totale te stallës paraprakisht janë djegur edhe rreth 200 krerë bagëti të imëta.
Lidhur me rastin, policia e Lezhës, ka nisur hetimet.
Për shkak të përmasave të zjarrit, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete zjarrfikëse dhe personel shtesë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Si pasojë e zjarrit veç djegies totale te stallës janë djegur rreth 200 krerë bagëti të imëta.
Zjarri dyshohet të ketë rënë nga një shkëndijë elektrike ndërkohë që kanë nisur hetimet nga ana e Policisë, në koordinim edhe me Shërbimin Zjarrfikës.
Ne kemi ardhur në terren për ta parë situatën ku po bëhet edhe groposja e krerëve që pësuan nga zjarri.Autoriteti i Veterinarisë ka nisur groposjen e bagëtive të imta.
Është dëm mjaft i madh se ishte një biznes mjaft i madh dhe pronarët e fermës shpresojnë që do ti ndihmojnë qeveria.



