“Të pranojmë vetëm emigrantë si norvegjezët”… por statistikat tregojnë një realitet tjetër

“Të pranojmë vetëm emigrantë si norvegjezët”… por statistikat tregojnë një realitet tjetër

Pak ditë më parë, në media u raportuan detaje nga një mbledhje e presidentit Trump me një grup senatorësh, ku u tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte shprehur se vendi i tij duhej të pranonte emigrantë nga vende si Norvegjia dhe jo nga ato si Haiti dhe shtete e Afrikës, që i quajti gropa gjirizesh.

Por siç del nga statistikat, norvegjezët nuk janë dhe aq të interesuar për të emigruar në Amerikë.

Në fakt, duket se është e kundërta. Më shumë amerikanë kanë emigruar nga SHBA-ja drejt Norvegjisë sesa e anasjellta. Sipas institutit norvegjez të statistikave, në vitin 2016 kanë emigruar drejt SHBA-ve 502 norvegjezë, ndërsa në Norvegji kanë emigruar 895 amerikanë.

Megjithatë, një numër i madh norvegjezësh kanë emigruar në SHBA shumë vite me parë. Rreth 800 mijë norvegjezë u vendosën në SHBA në periudhën gjysmë shekullore mes viteve 1850-1900. / Bloomberg / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy