"Normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të marrë dekada…Dhe sinqerisht, nuk është e qartë nëse do të jetë e nevojshme”, shkruan në Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitri Medvedev, duke e cilësuar presidentin amerikan në largim Joe Biden si “një të vdekur që ecën në harresë”.
“Kreu i fuqisë më të madhe në botë ka dështuar plotësisht në menaxhimin e situatës”, vazhdon Medvedev.
“Rezultati është se demokratët i humbën zgjedhjet me bujë. Nëse fatkeqësia e Bidenit është pamjaftueshmëria e tij, faji i administratës së tij është se u la qëllimisht pasardhësve të tij një trashëgimi shumë të rëndë të krizave. Bazat dashakeqe të vendimeve të Bidenit do të shfaqen për një kohë të gjatë”, vijon ai.



