Ish-konkurrentja e “Përputhen” në një rrëfim për jetën: Ja ku e gjeta forcën për të luftuar kancerin e gjirit

Ish-konkurrentja e “Përputhen” në një rrëfim për jetën: Ja ku e gjeta forcën për të luftuar kancerin e gjirit

Stela Nikolla, një ish-konkurrente e emisionit “Përputhen”, erdhi në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, me një rrëfim aktual për jetën dhe gjendjen në të cilën po kalon.

Ajo tha se prej muajsh po lufton me kancerin e gjirit dhe gjendja e saj është përmirësuar.

Stela pohon forcën që gjeti për të kaluar kalvarin e sëmundjes. 

Jeta është vet me sfida dhe ne nuk e kuptojmë rëndësinë e saj deri kur sprovohemi. Gjerat ndodhin për një arsye dhe mendoj se edhe kjo ishte shkruar të ndodhte.

Në momentin kur një mikeshë e imja u diagnostifikua me kancer në gji, aty u shkunda, sepse unë e kishe një cist dhe e mbaja nën vëzhgim prej 3 vitesh, por ajo kishte filluar të kishte masë tumorale.

Kur e merr vesh nuk është e bukur, sape atë çast ti mendon për njerëzit që të rrethojnë, si do ja thoja gocës.

Në momentin kur ja thashë që do bëj një operacion dhe nuk dua që të mërzitesh, ajo ma ktheu që ti mos u mërzit, e di çfarë mami të fortë kam dhe ti do ja dalësh.

Në atë moment thashë nuk më tremb më asgjë, është forca e fëmiut që të jep kurajë, të ecësh përpara.

Për fat seancat e kimioterapisë i kam filluar dhe kanë shkuar mirë. Tani jam rikthyer dhe jam mirë, normalisht nuk ka qenë e lehtë sepse të duhej të punoje, të jetoje, ka qenë kalvar i vështir ai i shërimit, por them se ja dola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy