Disa deputetë britanikë kanë përdorur udhëtimet parlamentare jashtë vendit si një mundësi për t’u shoqëruar me prostitute dhe për të konsumuar alkool, raporton POLITICO.
Një ish-deputet konservator, tani anëtar i Dhomës së Lordëve, u kërkoi vendasve informacione për bordellon më të afërt, teksa udhëtoi në Azinë Juglindore për një vizitë me një grup parlamentar gjithëpartiak, bën me dije një tjetër parlamentar që ishte i pranishëm në udhëtim.
Një tjetër deputet konservator dhe ish-ministër vendosi të qëndrojë disa ditë më shumë jashtë vendin, pasi delegacioni i deputetëve ishte kthyer në shtëpi, pasi kishte interes për vajzat vendase, bënë me dije dy ish-kolegë.
“Shfaqi interes në vazjat e reja dhe të bukura. Ai qëndroi në mënyrë rutinore pas këtyre vizitave dhe u lidh me vajza të reja në vendin në fjalë”, tha burimi. Një tjetër ligjvënës laburist shfaqi një dashuri për vajzat ruse gjatë udhëtimeve jashtë vendit, bën me dije një diplomat. Ai vë në dukje se zyrtarët vendas ndiheshin të pafuqishëm për të ndërhyrë sepse shqetësoheshin për ruajtjen e ndikimit të tyre në Westminster.
Ndërkohë që ka nisur një proces hetimor, POLITICO raporton se dhjetëra zyrtarë qeveritarë dhe deputetë të Britanisë së Madhe, kanë pasur aventura seksuale, sjellje të shthurura dhe kanë qenë në gjendje të dehur në udhëtimet e largëta.



