
“Në Romë duhet të reflektojnë. Me Legën që ka marrë dyfishin e votave të PD pikërisht në një nga bastionet e tyre, dikush duhet ta konsiderojë veten abuziv. Conte duhet të shkojë në shtëpi”. Kjo është deklarata e Matteo Salvinit, pas fitores në zgjedhjet lokale të Umbrias.
Ish-ministri i Brendshëm i Italisë, i cili doli papritur në opozitë pas një marrëveshjeje të partisë së tij aleate me Partinë Demokratike, qeveria nuk gëzon besueshmërinë e duhur në popull për të vijuar drejtimin e vendit.
"Pyes veten nëse në selinë qeveritare duhet ta pyesin veten a mund të vazhdojë të drejtojë një qeveri pa vota dhe pa besueshmëri". Për liderin e partisë së djathtë, Lega, "eksperimenti gjenetik PD-5 Yjet ka dështuar. Ne kemi bërë një punë historike. Dhe kjo tregon se italianët nuk i pëlqejnë tradhtarët dhe të dashuruarit pas kolltukut. Kjo mbrëmje është festa e demokracisë”, tha ai pas zgjedhjeve të djeshme.
Edhe pse nuk ka ende rezultate zyrtare, fitorja e Salvinit në Umbria është më e madhe nga sa vetë Lega priste. Exit pollet e projektojnë Legën 20 pikë më lart se rivalët, ndërkohë që parashikimi më optimist ishte ai për një shkëputje me 10 pikë.



