Për ekspertin e ekonomisë Pano Soko, nisma e qeverisë për krijimin e një dhome shtetërore për bizneset është një përpjekje që kjo e fundit të shtrijë kontrollin e saj edhe në këtë sferë.
Në studion e MCN Live, Soko theksoi se organizimi i bizneseve i takon vetë bizneseve pasi këtë gjë nuk mund ta bëjë qeveria duke qenë se ajo është pala "kundërshtare".
Qeveria po përpiqet të shtrijë kontrollin e vet dhe këtu. Në një situatë normale të një rendi të tregut të lirë siç jemi ne, organizimet e sferave të ndryshme nga qeveria ndodhin jashtë influencës së qeverisë. Bizneset vetorganizohen, nuk ka nevojë për një ligj qeveritar që të organizojë bizneset. Të gjitha sindikatat vetorganizohen në botë. Nuk futet qeveria të organizojë punëtorët se prezupozohet që qeveria të jetë pësballë tyre. Siç është përballë sindikatave ashtu është dhe përballë shoqatave të biznesit. Pra qeveria është pala tjetër dhe biznesi organizohet pikërisht me këtë synim. Pra kuj do i dalë përballë biznesi? Qeverisë!
Çdo përpjekje për ta kufizuar në ligj, për ta përmbledhur brenda skuadrës së ligjit e çon në kontrollin plotë të qeverisë. Qeveria kontrollon veten, kontrollon dhe atë që i rrijë përballë.
Aty duhet të krijohet një fond se kjo do të përfshijë një taksë për çdo biznes. Të mos harrojmë që të regjistruar kemi 130 e ca mijë biznese në Shqipëri. Sikur nga 10 euro në vit të japë secili nga këto biznese shkon fondi tek 1.3 milionë euro. Është fond i konsiderueshëm.
Bota nuk ka asnjë shembull të tillë. Në bazë të zgjedhjes vullnetare, një biznes zgjedh dhomën ku do të përfaqësohet nëse do të përfaqësohet dhe e zgjedh nga disa parametra dhe një prej të cilave është dhe pagesa që bëhet në vit.
Nuk ka dhomë biznesi me ligj se ka një përplasje logjike. Nuk organizon me ligj qeveria kundërshtarin e vet.



