
Greqia po planifikon të instalojë një barrierë lundruese në Detin Egje për të parandaluar anijet e emigrantëve që arrijnë në ishujt e saj nga Turqia, thonë zyrtarët.
Barriera, një rrjetë e pajisur me drita feksëse, do të mbulojë një hapësirë prej rreth 2.7 kilometrash afër ishullit të Lesbos.
Ministria e Mbrojtjes së Greqisë e ka quajtur këtë projekt një masë emergjente. Rrjeta penguese do të jetë e lartë 1.1 metra, me rreth 50 cm të saj që ngrihen mbi sipërfaqen e detit dhe dritat do ta bëjnë të dukshme gjatë natës.
Emigrantët përpiqen të arrijnë në Evropë nëpërmjet Turqisë në Greqi. Prurjet e tyre kanë rezultuar të vështira për t’u menaxhuar. Shumë prej tyre ikin nga dhuna dhe persekutimi në vendet e tyre, si Afganistani dhe Siria, sipas Kombeve të Bashkuara. /BBC/



