Vdes nga Covid, ish -sekretari i parë amerikan me ngjyrë

Vdes nga Covid, ish -sekretari i parë amerikan me ngjyrë

Ish-sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell ka vdekur në moshën 84-vjeçare nga komplikimet e Covid-19, ka njoftuar familja e tij.

Republikani, ishte një ish-oficer i lartë ushtarak që u bë sekretari i parë i shtetit afrikano-amerikan në vitin 2000 nën drejtimin e George W Bush.

"Ne kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur. Ne duam të falënderojmë stafin mjekësor ... për trajtimin e tyre të kujdesshëm", thuhej në një deklaratë.

Colin Pawell, ish sekretari amerikan i parë i shtetit, me ngjyrë, i cili ishte pjesë e disa administratave republikane.

Popullariteti i tij kombëtar u rrit pas fitores së koalicionit të udhëhequr nga SHBA gjatë Luftës së Gjirit, dhe për një kohë në mesin e viteve ’90, ai u konsiderua një pretendent kryesor për t’u bërë Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Colin L. Powell ka vizituar Tiranën në vitin 2003.  Powell u prit ne Aeroportin Ndërkombëtar të “Nënë Tereza” nga Fatos Nano.

Ai zhvilloi takime me zyrtarët e lartë të Shtetit Shqiptar, si dhe nënshkroi një marrëveshje me Kryeministrin e atëhershëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy