Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, analizoi në studion e FactCheck kriteret e shpallura për garën për drejtues të policisë. Softa e cilësoi të domosdoshme një strategji të re të luftës kundër krimit të organizuar por edhe atij në familje.

Kemi 22 të vrarë. Janë njerëz të thjeshtë dhe kjo tregon se kemi kriminalizim edhe të shoqërisë. Dhuna në familje prodhon jo vetëm viktima po edhe dhunë. Kjo tregon se duhet një strategji nga politika dhe institucionet se çfarë duhet të bëjmë me shoqërinë.

Softa shtoi se sipas ligjit, efektivët që kanë më shumë se 4 vjet të larguar nga radhët e policisë humbasin të drejtën për t’u rikthyer.

Nëse ka kaluar një afat 4-vjeçar nuk mund të kthehen. Ligji pengon ata që aspirojnë nëse ka kaluar kaq kohë, përfshirë edhe mua.

Ka dy momente: drejtori i përgjithshëm në momentin që largohet nuk mund të kthehet më në detyrë. Dhe për policët e thjeshtë, nëse kalon një periudhë kohe nuk kthehen dot më.

Softa e cilësoi të drejtë sistemin e pikëzimit për përzgjedhjen e drejtuesve të lartë të policisë, duke veçuar dy aspekte.

Është një post delikat dhe më i rëndësishmi pas ministrit. I takon forcës politike të përzgjedhë. Mendoj që pikët janë ndarë në mënyrë të drejtë. Dy gjëra janë të rëndësishme për drejtorin e përgjithshëm: duhet të merrte votat në Parlament, që të ketë konsensus të gjerë politik. fundja lufta ndaj krimit është e të gjithëve. Roli i një drejtuesi është menaxherial, ai duhet të jetë menaxher shumë i mirë.

Duke u ndalur te kriteri i bamirësisë, Softa tha:

Bamirësi do të thotë të kesh dhënë anë financiare por edhe orë të konsumuara në komunitet si qytetar. Si mund ta matësh këtë mision bamirësie. Sipas udhëzimit thuhet ana morale 10%. Është kriter normal. Pse duhet të diskutohet? I kanë dhënë 10 pikë, por mund të ishte edhe zero pikë. Sepse në momentin që je efektiv policie, duhet të kesh automatikisht këtë kriter.

Në fund, ai shtoi se fundi i këtij muaji mund të sjellë edhe emrin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Rreth datës 25 shtator duhet të jetë zgjedhur drejtori i përgjithshëm.

Ndërkohë, FactCheck publikoi edhe listën e kandidatëve më favoritë për kreun e Policisë së Shtetit.

Ilir Proda

Skënder Hitaj

Arben Çipa

Edmond Sulaj