Putin: Afganët nuk i duam të vijnë as në vendet fqinje  

Putin: Afganët nuk i duam të vijnë as në vendet fqinje  

Presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi sot poshtë idenë e dërgimit të njerëzve të evakuuar nga Afganistani në vendet pranë Rusisë. Siç raporton RIA, Putin është shprehur se nuk dëshiron që "militantët të shfaqen në këto vende të maskuar si refugjatë".

"Imagjinoni, refugjatët kanë hyrë në çdo vend ... cilët janë këta refugjatë? Nga ta dimë ne? Mund të ketë mijëra, apo edhe qindra mijëra. Ose ndoshta miliona”, tha Putin.

Presidenti rus shtoi se me disa vende fqinje, Rusia i ka hequr vizat dhe për këtë arsye situata me refugjatët është e rëndësishme për sigurinë e vendit.

"Ne nuk duam që luftëtarët e maskuar si refugjatë të shfaqen në vendin tonë," tha ai.

Putin kujtoi se tmerret që vërehen në Afganistan ndodhën në Rusi në vitet '90 dhe në mesin e viteve 2000 në Kaukazin e Veriut.

"Askush nuk dëshiron të kthehet ajo kohë, kështu që ne nuk kemi nevojë për elementë të tillë nga Afganistani dhe nga vendet e tjera," tha presidenti rus.
 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy