Vdiq pas dhunës nga grabitësit, shtëpia e të moshuarit me njolla gjaku, familjarët: I rrahën burrë e grua, e dinin se kishin para (VIDEO)

Vdiq pas dhunës nga grabitësit, shtëpia e të moshuarit me njolla gjaku, familjarët: I rrahën burrë e grua, e dinin se kishin para (VIDEO)

Pamjet që shihni në videon më poshtë janë nga shtëpia e 89-vjeçarit Çaush Shehaj, i cili u dhunua së bashku me bashkëshorten e tij nga dy persona.

Në muret e shtëpisë shihen njolla gjaku si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj viktimës.

Grabitësit i kanë shkaktuar plagë të rëndë të moshuarit i cili ndërroi jetë në spitalin e Fierit mëngjesin e sotëm. Çifti i bashkëshortëve jetonin vetëm në fshatin Klos të Mallakastrës pasi fëmijët e tyre i kishin në emigrim.

Dy autorët e kanë dhunuar keq 89-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilat rezultuan fatale. Sipas dëshmive të familjarëve, autorët kanë shkelmuar derën dhe kanë hyrë brenda ndërsa janë drejtuar te një kasafortë për të marrë para. Vetë bashkëshortja e viktimës tha se janë goditur të dy nga dy të rinjtë.

Nuk ishte sëmurë por iku. Na kanë goditur të dyve.

Ndërsa të afërm të çiftit thanë se e kanë gjetur të moshuarin në mes të shtëpisë, të gjakosur.

Ishte në punë të tij i shkreti, e vrau i ligu, hyri në mes të natës, i vodhi paratë. E qëlluan me tytë, ishin me maska.

Kështu thotë vëllai i të ndjerit, i cili e ndërpret rrëfimin e tij mes lotësh.

Ndërkohë kunata e tij thotë se ishte nusja e kunatit ajo që kishte shkuar të merrte qumështin dhe pa gruan e të ndjerit.

Ajo i thotë Çaushin na e kanë vrarë me gjak. E gjen në përdhe, i kanë goditur kokën në mur me gjak, siç kishte fjetur dac, i kishin ngritur këmishat.

Ambulanca erdhi, e morën. Radhën e parë nuk i gjetën gjë. Kishte kasafortën, të dyqanit. Ka qenë dyqanxhi, edhe në Ballsh magazinier. Si u prish regjimi erdhi në fshat.

E dinin se kishin lekë. Ai kishte dokumentat e uzinës së Ballshit dhe të dyqanit, këto ka në kasafortë. Lekë nuk kishte në shtëpi.

Gruan e ka të sëmurë. E kanë goditur dhe atë në kërci dhe kurriz. Më shumë tha rranë Caushin.

Gruaja ka probleme nga mendja, fëmijët i ka të larguar. Njëri djalë i ka ardhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy