
Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen potenciale të armëve Tajvanit për 2.2 miliardë dollarë. Ky vendim pritet të irritojë Kinën, e cila e konsideron Tajvanin një pjesë të territorit të saj dhe ka shprehur më parë "shqetësime serioze" në lidhje me këtë shitje.
Kongresi amerikan është informuar në lidhje me marrëveshjen e mundshme, e cila pritet të përfshijë 108 tanke “Abrams” dhe rreth 250 raketa “Stinger”. Ligjvënësit amerikanë kanë 30 ditë për të kundërshtuar shitjen, por gjasat janë që ata nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.
Kina u bën thirrje SHBA-ve të tërheqin “marrëveshjen e menjëhershme të shitjes së armëve në Tajvan". Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang, i cituar nga Xinhua, tha pas njoftimit të Departamentit të Shtetit rreth 2.2 miliardë dollarë kontrata për shitjen e armëve në ishull. “Pekini, - shtoi Geng, - shpreh pakënaqësi të fortë dhe kundërshtim të fortë", për masën e SHBA-ve.



