Përfaqësuesja e Lartë e Marrëdhënieve të Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, mbërrin sot në Tiranë, ku do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Meta, kryeministrin Rama, Presidentin Nishani dhe krerët e grupeve parlamentare të kuvendit. Ndërkohë burime nga PD bëjnë me dije se nuk do të ketë takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili po udhëheq protestën dyjavore në bulevard, pasi nuk ka pasur kërkesë nga stafi i Mogherinit. Por zyrtarja e BE do të zhvillojë takim me kreun e grupit parlamentar demokrat dhe nënkryetarin e këtij grupi, pas takimit me Metën.
Mogherini do ta nisë vizitën zyrtare të saj në Shqipëri me një fjalim 60 minutësh para studentëve të Universitetit Politiknik të Tiranë në orën 17:30.
Në axhendën e delegacionit të kryesuar nga Mogherini, parashikohet një takim rreth 15 minuta me kreun e Kuvendit Ilir Meta në kuvend në orën 18:45.
Më pas, rreth orës 19:00 Mogherini do të takojë krerët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, nënkryetarët e kuvendit, kryetaren e komisionit të jashtën dhe kryetaren e këshillit të integrimit europian.
Në 20:15, Mogherini do të takohet sërish për 15 minuta me kryeministrin Edi Rama.
Pas takimit Kryeministri dhe përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE do të mbajnë një deklaratë për media të përbashkët.
Federica Mogherini do të takojë edhe kreun e shtetit, Bujar Nishani në Presidencë.
Në axhendën e bërë publike të diplomates europiane nuk ka të planifikuar takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Burime nga PD bënë me dije se nuk ka pasur kërkesë nga stafi i Mogherinit për një gjë të tillë.
Ndërkohë me zyrtaren e BE do të takohen Paloka dhe Spaho.



