Fëmijët surprizojnë nënën në 90-vjetorin e saj, ajo ia merr valles me 10 fëmijët e saj

Fëmijët surprizojnë nënën në 90-vjetorin e saj, ajo ia merr valles me 10 fëmijët e saj

Edmomnd Rakipaj emigrant në Itali ka surprizuar së bashku me motrat dhe vëllezërit e tij nënën e tyre në 90 vjetorin e saj të lindjes duke u mbledhur të 10 fëmijët për të festuar ditëlindjen e saj pas 12 vjetësh.

Teksa ka treguar për idenë e surprizës, Edmondi ka rrëfyer dhe emocionet e atij momenti ku më i veçanti mbettë teksa nëna e tyre Safigjeja ja merr valles mes 10 fëmijëve të saj.

Kishim gati 12 vjet që nuk ishim mbledhur si motra dhe vëllezër bashkë. Ideja ishte e imja duke qenë dhe djali i pleqërisë dhe e organizova të gjithë atë surprizë. I kemi festuar dhe 80 vjetorin, kurse ditëlindjen e tjera e kemi festuar me ata që kemi qenë prezentë.

Nëna vinte na takonte me radhë jashtë shtetit por kur e kapi pankreasi, ishte në Greqi dhe pati një gjendje të rënduar dhe mjekët i dhanë vetëm 4 ditë jetë.

Ne donim ta sillnim gjallë, por mjekët thanë na lejoni të bëjmë një eksperiment dhe ne vendosem t’ja linim në dorë mjekëve dhe siç e shihni sot, nëna është dhe më e fortë se më parë. Tani nëna jeton me mua në Itali, por çdo vit vijmë me pushime në Shqipëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy