Vrasja e Renis Dobrës për prishje të pazareve të drogës, dy të arrestuar dhe dy në kërkim/ Emrat

Vrasja e Renis Dobrës për prishje të pazareve të drogës, dy të arrestuar dhe dy në kërkim/ Emrat

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur më 8 korrik, në zonën e liqenit të Shkopetit në Mat.

Gazetari Juli Simoni raportoi për “MCN Live” se policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, Petrit Çakrri, i ndaluar në Tropojë dhe Fatjon Bushgjoka, i kapur në Tiranë, të cilët ishin shpallur në kërkim.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, si bashkëpunëtorë në krim.

Dyshohet se dy të arrestuarit dhe viktima ishin përfshirë më herët në aktivitet të paligjshëm me lëndë narkotike në Gjermani dhe dyshohet se prishja e pazareve të drogës ka çuar në krim. 

Nga hetimet dyshohet Renis Dobra i kishte mashtruar, çka mendohet të ketë qenë motivi kryesor për eliminimin e tij.

Autorët kishin marrë me qira automjete në aeroportin e Rinasit, të cilat më pas janë lokalizuar përmes kamerave të sigurisë dhe gjurmimit GPS. Ky element ka qenë kyç në identifikimin dhe ndjekjen e lëvizjeve të tyre përpara dhe pas ngjarjes.

Renis Dobra u raportua i zhdukur mbrëmjen e 8 korrikut, ndërsa trupi i tij u gjet mëngjesin e 9 korrikut pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh. 

Hetimet treguan se 23-vjeçari ishte dhunuar, mbytur me litar dhe më pas ishte hedhur në një zonë me shkurre rreth dhjetë metra larg bregut të liqenit, së bashku me automjetin që ai përdorte, i cili u gjet më vonë në ujë.

Rezulton se viktima është marrë forcërisht nga dy persona që janë shtirur si efektivë policie, duke pasuar më tej në krimin e rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy