Më shumë se dy javë pas zjarreve vdekjeprurëse që pothuajse shkatërruan një qytet në Hawaii, autoritetet në Maui kanë bërë me dije se kanë ngritur padi kundër furnizuesit kryesor të energjisë elektrike të arkipelagut, "Hawaiian Electric", duke e akuzuar atë se nuk e kishte ndërprerë energjinë më parë.
Kompania është bërë objekt i shumë dyshimeve dhe ka qenë gjithashtu më parë objekt ankese nga banorët.
Hetimi është i hapur, por drejtësia nuk ka dhënë ende konkluzione.
Zjarret në Maui ishin më vdekjeprurësit prej një shekulli në Shtetet e Bashkuara, dhe shkaktuan të paktën 115 viktima.



