Ministria e Jashtme e Shqipërisë i përgjigjet Rusisë: Ne mbetemi të interesuar për harmoni etnike e stabilitet

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i përgjigjet Rusisë: Ne mbetemi të interesuar për harmoni etnike e stabilitet

Ministria e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme Ruse, e cila tha se deklaratat e Ramës për miratimin e gjuhës shqipe në Maqedoni provokojnë marrëdhëniet ndëretnike.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social "Twitter", Ministira e Jashtme thotë se Shqipëria mbetet e interesuar për harmoni etnik, stabilitet dhe prespektivë euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

"Ashtu si Rusia ne jemi të jashtëm në diskutimet e brendshme politike në Maqedoninë fqinje, dhe ne synojmë të mbetemi kështu. Por ne mbetemi më të interesuar për harmonin etnike, stabilitetin dhe perspektivë euro-atlantike të rajonit tonë", thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministria thotë se shpreh keqardhje për keqinterpretimet që Ministria e Jashtme e Rusisë i ka bërë deklaratave të kryeministrit Rama.

"Ne shprehim keqardhje për keqinterpretimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë që i bëri deklaratës së kryeministrit Rama lidhur me ligjin e ri për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Në përgëzojmë miratimin e ligjit pasi ajo përmbush një nga angazhimet sipas marrëveshjes së Ohrit", thuhet në reagim.

Deklarata e ministrise se Jashtme te Rusisë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar sot për deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama më 14 janar, sipas të cilit Partia Socialiste ka kontribuuar për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe kontributin vendimtar të kësaj partie për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Jashtme ruse thotë se këto deklarata konfirmojnë "qëllimin e zt.Rama që të vazhdojë të promovojë Platformën famëkeqe të Tiranës, të cilën ai ndihmoi për ta hartuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy