Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, 18-vjeçarja shqiptare humb jetën në Itali/ Emri

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, 18-vjeçarja shqiptare humb jetën në Itali/ Emri

Një aksident tragjik i mori jetën një vajze të re shqiptare në Castelmassa të Italisë.

Dy shoqe ishin duke udhëtuar me një makinë Peugeot 208, drejt Legnago (Verona), kur për shkaqe ende të papërcaktuara mjeti doli nga rruga duke u përplasur me një pemë rrapi.

Ishte një banor i zonës ai që lajmëroi autoritetet mbi gjithë sa kishte ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, por pavarësisht ndihmës së dhënë 18-vjeçarja shqiptare Bianca Papushallaj me banim në Castelmassa, u deklarua e vdekur.

Ndërkohë shoqja e saj italiane, e së njëjtës moshë me iniciale M.C., nga Castelmassa u dërgua në spitalin e Veronës me disa fraktura, por jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim, për të përcaktuar shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy