
Në studion e ‘MCN Economy’, kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka komentuar lidhur me investimet e huaja në Shqipëri për të cilat deklaroi se janë disa sektorë që kërkojnë investime të mëdha si energjia apo nafta.
Ai tha se gjatë këtyre viteve ka pasur vërtet investime, por pjesë e tregut janë dhe kompanitë 'offshore' dhe nuk themi dot origjinën apo burimet e këtyre investimeve.
Së pari kemi vazhdimësi projektesh që janë disa sektorë që kërkojnë investime të mëdha si energjia, nafta të cilat realisht janë investime që po nisi projekti kërkon investime sepse janë investime jo të shpërndara por të përqendruara. Këtu ka pikëpyetje të mëdha nëse ka Shqipëria realisht mundësi për këto investime dhe a është e mundur thithja e tyre.
Së dyti, gjatë gjithë këtyre viteve vërtet ka investime, por janë përqendruar në ndërtim dhe një pjesë e madhe e këtyre investimeve bëhen nga kompani offshore dhe nuk themi dot se këto investime e kanë origjinën nga burime kapitale të vendeve të treta apo para të shqiptarëve. Pra mendoj se këtu duhet fokusuar mirë se përveç shifrës në global duhet të jemi të aftë ta detajomë me sektorë dhe origjinë të saktë se nga vijnë këto kapitale.
Më tej Buxhuku deklaroi se investimet në Shqipëri përqendrohen në sektorë që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm. Ai u shpreh se investimi i TAP ka ardhur vetëm për shkak të pozicionit gjeo-strategjik, ndërsa theksoi se kapitali shqiptar është i pranishëm në projekte të mëdha, por shqetësuese mbetet fakti se Shqipëria ka barrë të madhe të borxhit të huaj.
Shqipëria ka pozicion gjeo-strategjik, pasuritë tona minerale nëntokësore, janë investimet në rrugë dhe ky është një potencial që ka Shqipëria si një pikë lidhëse, këto janë tre sektorët e mëdhenj që kemi mundësi të përthithim. Prsh. investimi i TAP ka ardhur vetëm për shkak të pozicionit gjeo-strategjik. Kemi rënie të projekteve të mëdha, por kjo nuk vjen shumë nga fakti se kush nga partitë është, por nuk ndikon shumë sepse varet dhe nga pasuritë reale që ka Shqipëria. Kapitali vendor shqiptar tashmë është bërë më konkurrues në ato sektorë që deri dje ishin të mundshme të bëheshin vetëm nga sektorë të mëdhenj. Fakt është se kapitali shqiptar sot merr përsipër projekte që deri dje nuk kishim mundësi ti bënim. Sot kompanitë shqiptare kanë përvojën dhe mundësinë për projektet. Shqetësuese është fakti se këto projekte të mëdha nuk po shpërndahen në të tjera degëzime. Shqetësim tjetër është se Shqipëria sot ka një barrë shumë të madhe të borxhit të huaj dhe kjo do kthehet në një sforco për të ardhmen.



