Qeveria sllovene, e cila planifikon të ndërtojë një reaktor të dytë në termocentralin e vetëm bërthamor të vendit, do t’ua shtrojë këtë çështje qytetarëve përmes një referendumi.
Ne të gjithë biem dakord se rruga drejt një shoqërie me karbon të ulët është përmes burimeve të rinovueshme të energjisë nga njëra anë, energjisë bërthamore nga ana tjetër.
Kështu tha kryeministri Robert Golob në një konferencë për mediat.
Për një projekt kaq të rëndësishëm për sa i përket kostos dhe sepse përfshin të ardhmen e vendit, duhet të arrijmë një konsensus.
Nëse liderët e partive të ndryshme kanë arritur një marrëveshje, nevojitet edhe miratimi i gati dy milionë votuesve. Prandaj, një referendum do të organizohet në gjysmën e dytë të vitit 2024, saktësoi Golob.
Ky reaktor i ri i mundshëm do të përfundojë termocentralin e Krskos.
I vendosur në Slloveni, afër kufirit me Kroacinë, ai bashkëadministrohet nga të dy vendet pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, duke mbuluar afërsisht 20% të nevojave të Sllovenisë për energji elektrike dhe 15% të Kroacisë.
I hyrë në shërbim në vitin 1983, i vetmi reaktor i tipit Westinghouse në funksion sot fillimisht ishte menduar të ndërpriste aktivitetin në vitin 2023, por ka marrë autorizimet e nevojshme për një zgjatje të aktivitetit për 20 vjet.



