Dy Koretë rikthejnë komunikimet kufitare

Dy Koretë rikthejnë komunikimet kufitare

Pas bllokimit prej më shumë se një viti Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë bërë të ditur se kanë rikthyer komunikimet kufitare.

Media shtetërore e Koresë së Veriut, KCNA, ka bërë të ditur  se bashkëpunimi hynë në fuqi që prej datës 27 korrik, në përputhje me marrëveshjen e arritur në mes të Kim Jong Unit dhe presidentit të Koresë së Jugut , Moon Jae-in.

Ata kanë zhvilluar bisedën e parë telefonike mes tyre, duke e konsideruar atë një hap të madh drejt përmirësimit të besimit dhe promovimit të pajtimit mes dy vendeve.

Sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, komunikimi mes dy liderave ka filluar që prej prillit të vitit të kaluar, kontakte që ishin shkëputur pas dështimit të samitit të dytë në mes të Kimit dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Hanoi.

Prej kur presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë pushtetin, Phenjani dhe Uashingtoni nuk kanë komunikuar në nivel diplomatik, por kërkesa konstante e SHBA është çarmatimi i Koresë së Veriut, në mënyrë që këtij vendi t’i hiqen sanksionet e ashpra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy