Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo thotë se procesi i integrimit të Shqipërisë është një histori e gjatë dhe se ka ardhur momenti kur në bazë të procedurave dhe kërkesave që Bashkimi Europian ka dhe të traktateve të tij, që Shqipëria të hapë negociatat siç i ka hapur për anëtarësimin e plotë të saj.
Nga studio e lajmeve të MCN TV ai deklaroi se ky proces ka ardhur normalisht pasi Shqipëria ka përmbushur standardet e kërkuara dhe se rrugëtimi i Shqipërisë mbështetet në parimet e vendosura për anëtarësim nga Bashkimi Europian.
Janë parimet e meritave të secilit vend, të plotësimit të standardeve të BE dhe vendimet i merr Këshilli Europian, siç ishte sot samiti i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria ka ardhur deri aty pas një rruge të gjatë, në rast se Shqipëria do të pranohet në Bashkimin Europian në 2030.
Gjatë këtyre viteve 2025-2028 kur duhet të përfundojnë negociatat duhet të përfundojnë me një cilësi që ta meritojë vërtetë integrimin europian.

Në vijim shtoi se po qe se Republika e Maqedonisë së Veriut do kishte përmbushur marrëveshjet dhe traktatet e nënshkruara, atëherë edhe Maqedonia e Veriut do të ishte sot përkrah Shqipërisë në çeljen e negociatave dhje kapitujve.
Sipas tij, Kosova ka ngecur në rrugën e integrimit europian, për shkak të Serbisë.



