Ky është momenti i tmerrshëm kur makina e një gruaje u sulmua nga një grup luanësh të cilët u hodhën në automjetin e saj në një park safari.
Bëhet fjalë për pamjet e frikshme që tregojnë kafshët e shpejta që rrethojnë veturën Hyundai duke lënë prapa një gjurmë të madhe në formë të shtypur të putrës së luanit.
Çifti i cili ndodhej në makinën e tyre kishin edhe dy fëmijë në sendiljet mbrapa prapa të makinës.
Ata ndenjën të bllokuar aty për disa minuta, deri në momentin kur gardistët u përpoqën të merreshin me kafshët e ‘shqetësuara’.
Abi nga Hereford, tha se ata kishin mbetur të tronditur dhe kishin frikë se dritaret e makinës mund të ishin shkatërruar nga kafshët, të cilat mund të peshojnë deri në 200 kilogramë.
Ata e përshkruan si të frikshme këtë moment dhe mendonin vetëm për fëmijët, por për fat të mirë ata e kaluan gjithçka me të qeshur dhe me qetësi deri në momentin kur u kthuhen në shtëpi.



