11 persona kanë humbur jetën të shtunën, mes tyre 8 fëmijë, afër qytetit turk Çesme kur anija në të cilën lundronin emigrantët u përmbys. Po në të njëjtën ditë në Greqi afër ishullit Paksos u gjetën 12 emigrantë të mbytur. Në asnjë prej dy rasteve nuk është bërë e ditur prejardhja e tyre ndërkohë sipas autoriteteve nuk ka shpresa për të mbijetuar.



